ËNDRRAT TË SHKËLQEJNË NË FUSHË!
SKA SI NA
ABONOHU
Njoftohu për çdo risi
Ndikimi pozitiv në komunitet përmes basketbollit dhe vlerave sportive.
Ne e vlerësojmë që çdo fëmijë sjell një histori të ndryshme në Shkollën e Basketbollit Prishtina. Ne synojmë të fuqizojmë të gjithë të rinjtë për të krijuar një dashuri për lojën e basketbollit duke ofruar mundësi të barabarta për lojtarët e të gjitha niveleve në një mjedis të sigurt. Nëpërmjet programimit unik, Shkolla e ngjallë besimin dhe vetëvlerësimin tek secili pjesëmarrës.
Të mësojë gjithë sportistët e rinj për bazat e duhura të lojës së basketbollit dhe vlerat e mirëfillta sportive.
Ne ofrojmë një përvojë të jashtëzakonshme dhe ambient unik.
Të përdorim basketbollin si mjet për të ndërtuar personalitete e karaktere të forta dhe për të zhvilluar qytetarë më të mirë në komunitetin tonë.
Për Shkollën e Basketbollit
Shkolla e Basketbollit Prishtina inkurajon rritjen dhe zhvillimin e lojës duke ofruar trajnime dhe përvoja në fushë për lojtarët e çdo niveli aftësie. Synimi ynë është të mbështesim përfitimet pozitive të arritura përmes sportit të basketbollit duke vënë theksin në punën në grup, sportivitetin dhe argëtimin.
Përshkrimi
Bashkohuni me Shkollën e Basketbollit Prishtina në kuadër të klubit sportiv KB SIGAL PRISHTINA, me trajnerët më të mirë për grupmoshat e reja.
Kushtet e regjistrimit
- 6-18 vjeç
- Miratimin e prindit/kujdestarit
Çka përfshin shkolla?
- Programe të veçanta të përgatitjes fizike
- Kontrolle të rregullta mjekësore
- Bursa për më të dalluarit
- Shpërblime mujore për më të mirët
- Organizim kampesh përgatitore
- Përgjegjësi sociale
- Transport i organizuar pa pagesë
- Trajnime soft skills pa pagesë
- Trajnime pa pagesë në tech në BIT Academy për talentët e fushës
- Organizim kursesh të ndryshme
- Aktivitete jashtëshkollore
- Përparësi në anëtarësime brenda klubit
- Përparësi në përcjelljen e ndeshjeve basketbollistike të klubit
- Përparësi dhe zbritje në kuadër të shopit të klubit
- Trajnime të specializuara
- Udhëheqës profesionalë
- Trajnerë të licencuar
- Monitorim i punës së trajnerëve dhe fëmijëve nga staf i specializuar
- Etikë e lartë e punës
- Diciplinë organizative