Qytet pa lumë, por me kupa shumë!
Historia e klubit
Klubi u themelua në vitin 1970, edhe pse ka shumë të dhëna që datojnë nga viti 1946. Është pjesëmarrës i rregullt në kampionatet kombëtare, ndërkaq në sezonin 2015–16, Prishtina bëri debutimin e saj në Kupën e Evropës FIBA dhe u bë skuadra e parë kosovare që luajti në një garë evropiane për klube. Që atëherë, Prishtina ka garuar në çdo sezon të Kupës së Evropës FIBA.
Kupat evropiane
Në 2013-14 KB Sigal Prishtina luajti sezonin e parë në Evropë në Ligën Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit. Në sezonin e parë KB Prishtina zuri vendin e dytë në sezonin e rregullt me 11 fitore dhe 5 humbje. Në sezonin 2014-15 Sigal Prishtina fitoi Trofeun e Ligës Ndërkombëtare Ballkanike të Basketbollit, ku në finale u mposhtë BC Rilski Sportist (BUL) në të dyja ndeshjet, së pari në Prishtinë, me rezultatin 74-72 dhe së dyti në Bullgari me rezultatin 80-71, për tafituar trofeun. Në sezonin pasues Prishtina përsëri arriti të shpallet Kampion i Ligës Ballkanike duke mposhtur në finale Mornarin e Barit. Në sezonin 2015-16 KB Sigal Prishtina luajti në Kupën e Evropës FIBA për herë të parë dhe që nga ai vit ka pasur pjesëmarrje të rregullta në garat kualifikuese dhe grupore të Fiba Champions League dhe Fiba Europe Cup.
Çmimet
Kompeticionet kombëtare
- Superliga Kosovare të Basketbollit
1991, 2002, 2003, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011, 2014, 2015, 2016, 2017, 2019
- Kupa e Kosovës
2002, 2003, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2013, 2014, 2016, 2017, 2018, 2019, 2021
- Superkupa e Kosovës
- 2005, 2012, 2013, 2014, 2018, 2019, 2020, 2022
Kompeticionet rajonale
Liga e Ballkanit
2015, 2016
Trajnerët ndër vite
Ibrahim Karabegu | 1999–2000 |
Bujar Shehu | 2000–2001 |
Čedomir Perinčić | 2001–2002 |
Enver Sllamniku | 2002–2003 |
Josip Gjergja | 2003–2004 |
Ekrem Memnun | 2004–2005 |
Vëllaznim Perani | 2005 |
Arben Krasniqi | 2005–2013 |
Ahmet Kandemir | 2013 |
Ceyhun Cabadak | 2013 |
Marin Dokuzovski | 2014 |
Marjan Ilievski | 2015 |
Antonis Constantinides | 2015–2016 |
Audrius Prakuraitis | 2016–2017 |
Ahmet Kandemir | 2017 |
Andin Rashica | 2018 |
Matthias Zollner | 2018 |
Damir Mulaomerović | 2018–2019 |
Bujar Loci | 2019 |
Teo Hojc | 2020 |
Andin Rashica | 2020 |
Ante Nazor | 2021–2022 |
Ekrem Memnun | 2022 |
Murat Bilge | 2022 |
Ahmet Kandemir | 2022–2023 |
Žydrūnas Urbonas | 2023–present |