Politika e Privatësisë

Hyrje

Ju faleminderit që keni zgjedhur të përdorni uebfaqen, produktet dhe shërbimet e Klubit Basketbollistik Prishtina, të cilave në tërësi do t’i referohemi si “Shërbimet”.

Kur ju përdorni Shërbimet tona, ju mund të ndani disa të dhëna personale me ne.

Privatësia juaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne. Prandaj, BIT Solutions është e përkushtuar për respektimin dhe mbrojtjen e privatësisë tuaj. Ky Njoftim i Privatësisë përshkruan mënyrën se si BIT Solutions mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale nëpërmjet Shërbimeve që i referohen këtij Njoftimi të Privatësisë.

Fushëveprimi dhe Objektivat

Kur Ju përdorni Shërbimet dhe/apo vizitoni ndonjë nga uebfaqen e kbprishtina.com, Ju pajtoheni me kushtet e përshkruara në këtë Njoftim të Privatësisë. Duke vepruar kështu, Ju e autorizoni BIT Solutions që të mbledhë dhe përpunojë të dhënat tuaja, sipas praktikave të përcaktuara në këtë Njoftim të Privatësisë, si dhe në harmoni me ligjet e aplikueshme.

BIT Solutions e ka përditësuar këtë Njoftim të Privatësisë për t’u siguruar se politikat e veta për rregullimin e proceseve dhe masave të sigurisë për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave personale janë në përputhje me ligjin e aplikueshëm në Republikën e Kosovës, përkatësisht Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Për më tepër, BIT Solutions do të bëjë çdo përpjekje që të sigurohet se të dhënat personale të mbledhura nga përdoruesit do të trajtohen në harmoni me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

BIT Solutions po ashtu vullnetarisht dhe vazhdimisht përpiqet të respektojë, dhe të harmonizojë praktikat e veta me, standardet më të larta ndërkombëtare në lidhje me mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale, si Rregulloren e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave – General Data Protection Regulation, (GDPR) të Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi më 25 maj 2018.

Ligjshmëria e Përpunimit të të Dhënave Personale

Në secilin rast, siç përshkruhet më lart, dhe/apo raste tjera, mbledhja dhe përpunimi, i të dhënave tuaja personale realizohet vetëm kur BIT Solutions është e sigurt për ligjshmërinë e përpunimit të tillë, dhe kur:

  • Ju jepni pëlqimin tuaj për përpunim të tillë.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për përmbushjen e një kontrate.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për respektimin e ndonjë obligimi ligjor.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e interesave tuaja jetike.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për kryerjen e një detyre me interes publik, apo për ushtrimin ndonjë autoriteti zyrtar.
  • Përpunimi është i domosdoshëm për qëllime të interesave legjitime të ushtruara nga BIT Solutions dhe/apo një palë e tretë, përveç kur interesat e tilla tejkalohen nga interesat apo të drejtat dhe liritë tuaja themelore, që kërkojnë mbrojtjen e të dhënave personale, veçanërisht nëse bëhet fjalë për një të mitur.

Ju lutem keni parasysh se përpunimi i të dhënave tuaja, siç ofrohen nga Ju, bazohet në udhëzimet ekzistuese ligjore, dhe jo çdo herë bazohet në pëlqimin e dhënë nga Ju. Pëlqimi, dhe/apo tërheqja e pëlqimit tuaj, nuk përbën arsye të mjaftueshme për të ndaluar dhe/apo kufizuar përpunimin e të dhënave tuaja, përderisa ekzistojnë baza të tjera ligjore për përpunimin e të dhënave të tilla.

Të Dhënat Personale që Mund të Përpunohen nga BIT Solutions

Llojet e të dhënave personale që mund të përpunohen nga BIT Solutions përfshijnë:

  • Të dhënat e ofruara nga Ju, apo, në raste të caktuara, një prind dhe/apo kujdestar ligjor, në lidhje me Shërbimet e BIT Solutions.
  • Informatat identifikuese siç janë emri dhe mbiemri juaj, adresa e vendbanimit dhe/apo vendqëndrimit, numri i telefonit, fjalëkalimi, email adresa, etj.
  • Në rastet kur Ju blini produkte dhe/apo Shërbime të ndryshme nga BIT Solutions, atëherë Juve mund t’iu kërkohen informacionet si adresa e liferimit për produktin e blerë, adresa e faturimit, të dhënat e kartelave dhe/apo llogarive bankare, të dhënat lidhur me mjetet e ndryshme të pagesës, dhe informacione të tjera të ofruara nga Ju për blerjen e ndonjë produkti dhe/apo Shërbimi, dhe me qëllim të ofrimit të produktit të porositur dhe kryerjes me sukses të pagesës.
  • Në disa raste tjera, kur Ju përdorni Shërbimet e BIT Solutions, duke përfshirë kur Ju vizitoni ndonjë nga uebfaqet tona, Ju mund të ofroni informata personale si mosha, gjinia, interesimet, edukimi, përvoja profesionale, preferencat, etj.
  • Përveç këtyre, BIT Solutions mund të mbledh dhe përpunoj edhe informata të tjera shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për mbledhjen dhe për përpunimin të dhënave, me qëllim të identifikimit dhe verifikimit të informacionit të ofruara Ju, sidomos kur veprime të tilla kërkohen dhe/apo urdhërohen nga ndonjë autoritet kompetent publik.
  • Në asnjë rast, dhe asnjë rrethanë, BIT Solutions nuk do të kërkoj që Ju të shpalosni dhe/apo të ofroni të dhënat personale të fëmijëve. Ju mund të vendosni emrin e një të mituri nën kujdesin tuaj në llogari të regjistruar me BIT Solutions vetëm për qëllim të identifikimit të përdoruesit, dhe me synim të përzgjedhjes së përmbajtjes që është e përshtatshme për moshën e tyre.

Të Dhënat Automatike

Lloje të caktuara të të dhënave që lidhen me ndërveprimin tuaj me Shërbimet tona, mblidhen në mënyrë automatike duke përdorur “cookies” dhe teknologji të tjera, kur shfletuesi apo pajisja juaj qaset në Shërbimet e BIT Solutions. Gjatë përdornimit të Shërbimeve të BIT Solutions, Juve do t’iu shfaqet mundësia për të dhënë pëlqimin tuaj për këtë Njoftim të Privatësisë, duke përfshirë mbledhjen e të dhënave tuaja në mënyrë automatike. Megjithatë, keni parasysh se, nëse Ju zgjedhni të mos pajtoheni me kushtet e këtij Njoftimi të Privatësisë, Ju mund të mos jeni në gjendje të përdorni veçori thelbësore të Shërbimeve tona, dhe se e njëjta gjë vlen në rastet e revokimit të pëlqimit tuaj.

Të dhënat të cilat mblidhen në mënyrë automatike përfshijnë:

  • Të dhënat mbi preferencat tuaja të marketingut, reklamave dhe komunikimit me BIT Solutions, të cilat të dhëna BIT Solutions i pranon nga pajisjet që Ju i përdorni kur shfrytëzoni Shërbimet tona, regjistroni një llogari me BIT Solutions, përditësoni apo shtoni informata në llogarinë tuaj, merrni pjesë në diskutime apo biseda online, dhe/apo kur Ju komunikoni me BIT Solutions në lidhje me Shërbimet tona.
  • Të dhënat mbi IDnë apo numrin unik identifikuvëna të ngjashme.
  • Të dhënat mbi vendndodhjen tuaj gjeografike nga IP adresa juaj, apo të dhëna tjera të pajisjes suaj.
  • Të dhënat nga pajisjet tuaja si statistikat e shikimit të faqeve, qarkullimi i dhe/ apo nga uebfaqet e caktuara, vegzat, referimet URL, IP adresat, historinë e shfletimeve, apo të dhënat tuaja të kyçjes në uebfaqet tona, apo partnerëve tanë
  • Të dhënat mbi termet e kërkimit dhe/apo filterët e përdorur.

Të Dhënat nga Cookies

“Cookies” janë dosje standarde që vendosen dhe ruhen në pajisjet të cilat Ju i përdorni për t’u qasur në Shërbimet e BIT Solutions. Në këtë Njoftim të Privatësisë, dosjeve të tilla do t’iu referohemi me fjalën “cookies” sipas verzionit të shkruar në gjuhën angleze.

BIT Solutions përdorë cookies për t’iu ofruar Juve veçori esenciale dhe Shërbime, duke përfshirë:

  • Për t’iu njohur Juve kur Ju kyçeni për të përdorur Shërbimet e BIT Solutions.
  • Për të zhvilluar diagnostikimin mbi performancën e Shërbimeve tona në mënyrë që të përmirësojmë funksionalitetin e tyre.
  • Për të përmirësuar sigurinë dhe parandaluar veprimtaritë mashtruese.
  • Për të kuptuar e ndërveprimet tuaja me Shërbimet tona, në mënyrë që të personalizojmë përmbajtjen që i’u ofrohet Juve, përfshirë reklamat.

Llojet e cookies që BIT Solutions përdor përfshijnë:

  • Cookies të domosdoshme: Këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin e Shërbimeve të BIT Solutions, dhe prandaj, nuk mund të fiken. Cookies të tilla nuk ruajnë asnjë të dhënë personale të identifikueshme.
  • Cookies për performancë: Këto cookies i mundësojnë BIT Solutions që të monitorojë vizitat dhe trafikun në uebfaqet e veta, dhe përdoren për të matur dhe përmirësuar performancën e Shërbimeve tona.
  • Cookies për marketing: Këto cookies përdoren nga rrjetet e reklamimit si dhe rrjetet sociale për t’i konfiguruar reklamat që Ju shihni në mënyrë që ato të paraqesin përmbajtje që janë relevante për Ju.

Shumica e shfletuesve i’u lejojnë Juve që të personalizoni njoftimet dhe pëlqimin për përdorimin e cookies. Megjithatë, nëse Ju zgjidhni të bllokoni ose refuzoni ndryshe përdorimin e cookies, Ju mund të mos jeni në gjendje të përfitoni nga disa veçori thelbësore të Shërbimeve tona.

Të Dhënat nga Burime të Tjera

BIT Solutions mund të plotësojë të dhënat tuaja personale me të dhëna që mblidhen nga palët e treta, duke i shtuar ato mbi të dhënat ekzistuese të llogarisë suaj. Për shembull, BIT Solutions mund të mbledh dhe të përdorë të dhëna demografike që janë të disponueshme në domenin publik, siç lejohet nga ligjet e aplikueshme.

Siguria

BIT Solutions mbron të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknologjike, fizike, dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut e ndonjë humbje, keqpërdorimi, qasje të pa autorizuar, zbulimi, apo ndryshimi të të dhënave. Disa nga masat mbrojtëse që BIT Solutions përdor janë “muret mbrojtëse”, enkriptimi i të dhënave, nivelet e larta të kontrollit dhe kritereve të autorizimit për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse Ju keni arsye të besoni se llogaria juaj është kompromituar në çfarëdo forme, ju lutemi na kontaktoni menjëherë duke përdorur të dhënat e kontaktit të publikuara në uebfaqen e korporatës (shikoni të dhënat e kontaktit).

Sugjerimet dhe Ankesat

Nëse Ju keni ndonjë pyetje, ankesë, apo sugjerim lidhur me këtë Njoftim të Privatësisë, apo të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjes së të dhënave tuaja personale, Ju mund të na kontaktoni direkt duke përdorur të dhënat e kontaktit klubi@thebitsolutions.com

Më të shiturat:
Shporta 0